Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për përfaqësuesen e futbollit, si shpërblim për fitoren ndaj Sllovakisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Vendimi vjen pas triumfit 4:3 të Kosovës në Bratisllavë, një fitore historike, që e afron kombëtaren një hap më pranë kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se mjetet do të ndahen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar që Kosova të fitojë edhe finalen e plejofit më Turqinë, që luhet në “Fadil Vokrri” të martën.
Në rast të kualifikimit ai ka thënë se do të ndajnë edhe 1 milionë euro të tjera.
“Në rast kualifikimi në Kupën e Botës do të ndajmë edhe 1 milion euro”, ka deklaruar Kurti.