Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e 7 milionë e 54 mijë e 92 eurove për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023

Mbledhja e 148-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 29 qershor 2023.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të mërkurën ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, po ashtu në këtë mbledhje është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkanit” të dikurshëm, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: – Ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve ‘Paga dhe Shtesa’ për muajin nëntor 2023. – Miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK ‘Ballkan’, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika