Qeveria ndryshon dhe plotëson vendimin për marrëveshjen me Turqinë për shëndetin ushtarak

Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 234-të në formë elektronike

Mbledhja e 148-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 29 qershor 2023.

Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 234-të në formë elektronike.

Në njoftimin e lëshuar nga ekzekutivi thuhet se është bërë ndryshim-plotësimi i vendimit të qeverisë Nr. 01/226 i datës 23.10.2024.

Vendimi në fjalë është ai nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

Sipas vendimit të 23 tetorit, Ministria e Mbrojtjes obligohet për ndërmarrjen e hapave konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Më 23 tetor, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, kishte qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi, ai kishte nënshkruar një marrëveshje me homologun turk, Yasar Guler, për bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika