“Qeveria në gjumë”, Haradinaj: 1 Maji e gjen Kosovën në pozitën më të keqe në 24 vitet e fundit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i rrisë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për sektorin privat, ku siç tha ai, “është goditja më e madhe nga inflacioni, por edhe më e rëndësishmja të zhbllokohet buxheti i shtetit”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën në pozitën më të vështirë në 24 vitet e fundit.

“Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit sesa në investime kapitale – “aty ku hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti”.

“Fuqia punëtore po ik çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon të mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ik! Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, afatizimet dhe lojërat me pagesa të tatimit, duhet të anulohen dhe të mendohet edhe për qytetarët”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera, kreu i AAK-së i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë pagat në sektorin publik, të gjejë mënyra për rritjen e pagave në sektorin privat, ku siç ka thënë ai, “inflacioni është goditja më e madhe, si dhe më e rëndësishmja të zhbllokojë buxhetin e shtetit”.

Në Kosovë, 1 Maji shënohet si një ditë e lirë nga puna dhe është një ditë për t’i festuar arritjet dhe kontributet e punonjësve në shoqëri.

Megjithatë, si jo rrallëherë, punonjësit do të shënojnë me protestë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, për Dukagjinin ka thënë se Kosova tashmë ka nisur të ketë vështirësi për të gjetur punëtorë, ndërsa së bashku me ekonomistin Naim Huruglica, pajtohen se zëvendësimi i tyre me robotë është i vështirë dhe nuk mund të arrihet në një kohë të afërt.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika