Qeveria nuk ndan buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë

Për manifestimin e kësaj date të rëndësishme shtetërore, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndryshme festive. Megjithatë, për manifestimin e kësaj date të rëndësishme shtetërore, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar për shënimin e 15-vjetorit të shtetësisë së vendit.

Sipas ekzekutivit, do të ketë një lloj buxheti të decentralizuar, ku secili institucion bartës i aktiviteteve i siguron mjetet financiare brenda buxheteve vetanake.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për KP se për shkak të aktiviteteve të shumta, Këshilli Shtetëror Organizativ është pajtuar që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxhetet vetanake.

“Vendimi i Qeverisë për themelimin e Këshillit Shtetëror Organizativ nuk e specifikon buxhetin. Për shkak të vëllimit shumë të madh të aktiviteteve, dakordimi brenda Këshillit ka qenë që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxheti vetanak. Pra, nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar, por do të jetë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve e siguron buxhetin brenda buxheteve vetanake, në përjashtim të rasteve kur kemi nevoja shumë më të mëdha buxhetore atëherë do të ketë ndarje shtesë nga Ministria e Financave. Megjithatë, në parim po flasim për një buxhet të konsiderueshëm”, theksoi Kryeziu.

Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka prezantuar programin shtetëror për manifestimin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përgjatë tridhjetë ditëve, prej datës 9 shkurt deri më 12 mars do të ketë aktivitete për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të Kosovës.

E përgjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë as aktivitetet tashmë tradicionale që nga seanca solemne e kuvendit deri te parakalimi i FSK-së në sheshet e Prishtinës.

Më 17 shkurt këtë herë nga Qeveria e Kosovës do të mbahet edhe një mbledhje solemne.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008.

Më 17 shkurt, agjenda:

Fillon në 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në 08:20 bëhet ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vazhdohet me nderime te monumenti i të pagjeturve për të pasuar me homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova, homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaqi dhe homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në orën 10:30 fillon interpretimi i Filharmonisë së Kosovës brenda sallës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në orën 11:00 menjëherë pas interpretimit të Filharmonisë mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në orën 11:20 bëhen nderime te monumenti i Policëve të rënë në detyrë dhe gjithashtu pas asaj vazhdohet me nderime të Monumenti “Heroinat”.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës do të mbahet në sheshet qendrore të Prishtinës dhe fillon në orën 12:00 me datë 17 shkurt.

Në pasditën e 17 shkurtit pas parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Në orën 17:00 bëhet pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ndërsa koncerti i Pavarësisë i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) në sallën “1 Tetori” do të fillojë në orën 20:15.

Dhe gjatë 17 shkurtit në disa nga përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë do të ketë edhe pritje zyrtare dhe ngjarje muzikore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika