“Qeverisë stoike ia ka pa hajrin Kosova”, Haliti i VV-së: Presioni po i bëhet edhe Serbisë nga ndërkombëtarët

Deputeti i VV-së, Enver Haliti, ka shprehur bindjen se ndërkombëtarët po bëjnë presionin ndaj Serbisë dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Haliti vlerëson se ndërkombëtarpet e kanë parë se Serbia është faktori kryesor i destabilitetit në rajon

Deputeti i VV-së, Enver Haliti

“… Sa i përket masave se presioni ka qenë i paparë. Dhe aspak i balancuar sa i përket ndaj masave që janë marrë ndaj Kosovës… dihet mirëfilli që Serbia është ajo që i ka bojkotuar zgjedhjet dhe ajo që i ka i ka detyruar ata kryetarët të japin dorëheqje nga pozitat që kanë pasur dhe të tjerëve në polici, gjyqësi e prokurori. Faji ka qenë në anën e Serbisë. Ndërsa kohëve të fundit po e shohim se ia ka vlejtën qëndrueshmëria e Qeverisë sonë për shkak se situata po kthehet në favor të Kosovës”.

Situatën dhe zhvillimet e fundit politike në raport ShBA, BE me Ballkanin Perëndimor, kështu i ka cilësuar deputeti i VV-së, Enver Haliti, i cili në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini është shprehur optimist se ShBA dhe BE “po e shohin se Serbia është faktori destabiliteti në rajon”. Haliti gjithashtu shprehet se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar tani dhe po kthehet kryesisht ndaj Serbisë, pasi politika e Beogradit po tenton të destabilizojë vende të tjera në rajon.

Haliti shpreh optimizmin se SHBA dhe BE po vërejnë rolin e Serbisë si faktor destabiliteti dhe se presioni do të orientohet gjithnjë e më shumë ndaj Serbisë në të ardhmen.

“E shohim se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar, ka presion edhe ndaj Serbisë dhe e konsiderojë që ditëve në vijmë do të jetë i orientuar ndaj Serbisë, pr shkak se shohim edhe zhvillimet ën rajon nëse marrim shembull Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malin e  Zi shohim që politika e Beogradit po e shtrin ndikim pr Kishës dhe përmes Republikës Srpska në Bosnjë që ti destabilizojë ato shtet dhe në sytë e ndërkombëtarëve po kemi lëvizje pozitive dhe po e shohin që faktori destabiliteti është Serbia. Kosova nuk e ka liberalizmin e vizave ndërsa Serbia e ka, kështu që ai kërcënim ka qenë balancuese kur është përmend edhe Kosovës. Nëse zbërthehet deklarata është e orientuar ndaj Serbisë, pr shkak se pasoje do të i kishte Serbia nëse Franca dhe Gjermania do të marrin një vendim për kthim e regjimit të vizave për shkak se Kosova nuk e ka pasur”, ka theksuar Haliti.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika