QKRMT kërkon nga institucionet mbrojtjen e monumentit “Heroinat”

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka kërkuar nga institucionet kompetente mbrojtjen e monumentit "Heroinat". Ky monument nderon sakrificën e grave gjatë luftës, si dhe rreth 20 mijë grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë kësaj periudhe

Foto: QKRMT

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka shprehur shqetësim rreth mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së monumentit “Heroinat” në Prishtinë.

Në letër thuhet se ky monument nuk është pjesë e listave të trashëgimisë kulturore për mbrojtje dhe se sipas tyre, ky fakt i shqetëson. Kjo qendër kërkon nga institucionet kompetente që të marrin masat e duhura dhe të vendosin monumentin nën përkujdesje dhe mbrojtje.

“Theksojmë zëshëm dhe bindshëm se monumenti “Heroinat” është vlerë përkujtimore e rëndësishme e historisë së fundit në Kosovë. Ky monument nderon kontributin dhe sakrificën e gjithanshme të grave gjatë kohës së luftës 1998-1999, si dhe rreth 20,000 grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë kësaj lufte”, thuhet në letër.

Sipas letrës, kujdesi ndaj këtij monumenti reflekton mirënjohjen, përkujdesjen dhe përgjegjësinë institucionale dhe shoqërore në raport me sakrificën dhe kontributin e grave.

“Prandaj, QKRMT dhe organizatat/aktivistët që mbështesin këtë letër të hapur apelojnë ndërmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen ligjore dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti të rëndësishëm”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika