Qorrolli: Institucionet e pavarura po e ngadalësojnë reformën në drejtësi

Vigan Qorrolli, zëvendësministër i drejtësisë, ka thënë se institucionet e pavarura po e ngadalësojnë reformën në drejtësi

Vigan Qorrolli, zëvendësministër i drejtësisë, ka thënë se institucionet e pavarura po e ngadalësojnë dhe pengojnë reformën në drejtësi.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Qorrolli thotë se drejtësia e Qeverisë së Kosovës po bëhet.

“Drejtësia e Kurtit, Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë po bëhet, por në mënyrë që të bëhet, ajo duhet të shihet se po bëhet dhe çdo ditë e më tepër duke qenë se institucionet e tjera të pavarura po e vonojnë, po e pengojnë, ngadalësojnë në mënyrë aritmetike reformën në drejtësi… atëherë ju e dini zig zagun ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të pavarura, kam parasysh këtu Gjykatën Kushtetuese e cila tash e 15 muaj nuk po e jep vendimin sa i përket Byrosë…Këshilli Prokurorial i Kosovës në Komisionin për Legjislacion ndodhet ka kaluar në seancë plenare, po bëhet vendosja e të gjeturave të Komisionit të Venecias opinionit të dytë… opinionit i intereson sa do të jetë përbërja e Këshillit Prokurorial aktualisht 13, kemi synuar që ta bëjmë 19, nuk ka kaluar tani do ta bëjmë 7, kjo do të hyjë në fuqi vetëm prej fillimit të vitit 2026, ku KPK do t’i ketë 7 anëtarë”, tha ai.

Qorrolli ka përmendur edhe për sukseset e që për një ndër to, sipas tij, është çështja e Vettingut.

“Mund të flasim për gjëra të suksesshme siç është Vettingu që ka kaluar testin dhe tani për arsye të pengjeve të njohura kushtetuese për 2/3 të serbëve, ai duhet të marrë dritën e gjelbër në Kuvend për t’u votuar…”, shtoi ai.

Synimi parësor, sipas Qorrollit, është që drejtësia duhet të shihet se po bëhet.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika