Qorrolli: Veç nga ky kryeministër ndodhë që serbëve në veri nuk iu shtrenjtohet rryma

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, nëpërmjet grafikonit ka treguar se gjatë vitit 2023 dhe 2024 konsumi i energjisë elektrike ka qenë i njëjtë vecse cmimi ka qenë për 16% më i lartë.

Qorrolli, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh ka mosplanifikim të importit të energjisë për çka sipas tij është paguar deri në 700 euro megavati.

“2024-ta me 2023-tën konsumi është i njëjtë ndërkaq për 16% ne kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike – kjo ka ardh pasi kemi paguar çmimin e tregtarëve që është paguar enorm deri në 700 euro megavati – e në kohën e dimrit edhe me dashtë më ble energjinë elektrike duhet me ble prej tregtarëve që e shesin me çfarëdo çmimi që duan pasi nuk ka pasur planifikim me kohë”, tha Qorrolli.

Mes tjerash, Qorrolli kritikoi qeverinë pasi për serbët në Veri asnjëherë nuk ka pasur rritje çmimi.

“Meqë po thuhet se ka investime, ‘nuk i ka fajet bojleri i ka filteri’ – tek çmimet e ulëta janë serbët në veri ndërsa tek rritja e çmimet janë veteranët, invalidëd, i burgosuri politik, pensioneri, familjet e dëshmorëve e të gjithë tek kjo vija që vetëm po rritët. Veç në Kosovë ndodh që nga ky kryeministri lejohet që vrasësi të stimulohet me 0.017 cent dhe elektroseveri të mos ndryshojë çmim dhe për serbët në veri asnjëherë nuk shtrenjtohet rryma”, u shpreh Qorrolli.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika