Komuna e Mitrovicës së Veriut sot prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të medieve lokale.
Temë do të jetë, “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Kryeministri Albin Kurti dje tha se në këtë takim do të diskutohen përfitimet nga hapja e Urës së Ibrit, ku komuniteti serb do të mund të shprehë shqetësimet e tyre.