Qytetarët mirëpresin testimin e Qarkores, ekspertët: E domosdoshme

Të premten edhe kur nisi testimi për qarkoren njëkahore në kryeqytet, qytetarët ishin kritikë ndaj Komunës së Prishtinës, e kryesisht ndaj kryetarit Përparim Rama. Por në ditën e fundit të këtij testimi, qytetarët janë zbutur. Ata po i japin të drejtë komunës e po e mirëpresin këtë ide. Por, janë njohësit e komunikacionit ata të cilët thonë se e gjithë kjo duhet të kalojë në një fazë tjetër

Ilustrim





Ndonëse pati kritika të shumta, por megjithatë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk hoqi dorë që të vazhdojë testimin e qarkores njëkahëshe për automjetet.

Ai këtë testim e bëri për tre ditë radhazi.

Megjithëse të premten u shkaktua një kaos trafiku, qytetarët të cilët po i frekuentojnë rrugët e kryeqytetit tashmë kanë filluar që ta mbështesin këtë testim.

“Po more ma mirë, po mendoj që ma mirë edhe po mendoj që në të ardhmen ndoshta e bëjnë deri në fund shesh. Ka qenë kolonë, është e vërtetë por ndoshta nuk janë sistemuar të gjitha si duhet, me semafora, edhe po mendoj që njerëzit nuk e kanë ditë cilën rrugë me e zgjedhë, nuk kanë pasur dijeni që është e bllokuar besoj që do të mësohen”, ka thënë një qytetar.

“Shumë mirë ja kanë bo”,  “Shumë mirë, super e kanë bo. Ma mirë shumë ma mirë është qështu”, ishin fjalët e dy qytetarëve të tjerë.

Ndërsa eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se vendimi për testimin e qarkohes njëkahore është bazuar në hulumtime dhe bazë shkencore, duke theksuar se ky testim duhet të kalojë në një fazë tjetër.

“Tash është çështja e menaxhimit të komunikacionit, që të premten ka çaluar çështja e menaxhimit të komunikacionit, prej sinjalizimit deri te menaxhimi i qarkullimit të automjeteve pikërisht edhe kemi pasur një kaos dhe ka qenë një numër enorm i automjeteve”, ka thënë Dedaj.

RTV Dukagjini ka tentuar të marrë dhe një përgjigje nga zyrtarët Komunal në lidhje me ecurinë e këtij procesi dhe çka tash e pas, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika