Qytetarët mund të padisin institucionet për rrymën që paguan për veriun

Gjykatat në Kosovë mund të përballen me padi nga ana e qytetarëve, në rast se ZRRE nuk respekton edhe vendimin e Supremes, që të kompensoi plot 40 milionë euro të energjisë së shpenzuar në veri. Avokati i Popullit, ka thënë se ZRrE duhet që të nisë procedurat e kompensimit sa më shpejt sepse e ka detyrim

Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ua bënë kompensimin e mbi 40 milionë eurove qytetarëve që iu faturua energjia elektrike e shpenzuar në veri, ata do të mund ta padisin këtë institucion.

Qytetarët thonë se ZRRE duhet të bëjë kthimin e mjeteve që ata paguan për 5 vite, padrejtësisht, në të kundërtën do shfrytëzojnë të gjitha opsionet juridike.

Bajram Aliu, qytetar ka thënë se “Me siguri e kishim padit gjithsesi, pse me pagu ne rrymën që nuk e kemi shpenzu, por e ka shpenzuar dikush tjetër”.

Nevruz Nushi, qytetar ka thënë se “Rreth kësaj pjese veriore nuk ka të bëjë me dëshirat e popullit tonë, ajo është vendosur në organe të tjera, qysh në kohën e Unmikut…Isha mundu me gjet forma me paditë pse jo”.

Një ditë më parë, Gjykata Supreme ka vërtetuar dy aktgjykimet e tjera, duke konstatuar se vendimi i ZRRE-së, që t’i obligojë qytetarët tjerë të Kosovës të pagujnë rrymën e shpenzuar në veri, ka qenë i kundërligjshëm.

Por, nga ZRRE, nuk janë përgjigjur nëse do iu kthehen qytetarëve paratë, etëm shkurt kanë thënë se kanë pranuar aktgjykimin dhe se janë në proces të vlerësimit për të ndërmarr veprimet e nevojshme.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, ka pranuar Aktgjykimin nga Gjykata Supreme me datë 3 prill 2023. Zyra e Rregullatorit për Energji, është në proces të vlerësimit të këtij aktgjykimi dhe në përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi do te ndërmerr veprimet e nevojshme”, ka thënë Zyra e Rregullatorit për Energji.

Avokati i Popullit, i cili ka qenë iniciuesi i kësaj çështje në Gjykatë, thotë se e kanë mirëpritur vendimin e Supremes, por shohin sfidë zbatimin e tij.

Naim Qelaj, avokat i Popullit ka thënë se “Vetë aktgjykimi i cili është vërtetuar me vendimin e Supremes e obligon Zyrën e Rregullatorit të energjisë, edhe autoritet tjera, që me i kthy mjete që i kanë ndal në emer të pagesave të energjisë, për komunat e veriut…Unë besoj se do implementohet është edhe detyrim, dhe obligim kushtetues i krejt autoriteteve që vendimet gjyqësore me i zbatu”.

Avokati Yll Zekaj konsideron se ligjërisht qytetarët tani e kanë mundur të bëjnë padi ndaj ZRRE-së e KEDS-it.

Yll Zekaj, avokat ka thënë se “Tani më Gjykata Supreme e ka konfirmuar mirë se ky dëm shkon diku rreth 41 milionë euro, dëmi i shkaktuar pa të drejtë, apo pasurim i pabazë nga ana e KEDS-it në kurriz të qytetarëve, kështu që qytetarët tani më e kanë të drejtën të parashtrojnë padi individuale, për të realizuar këtë dëm, për të iu kompensuar paraja që i është marr pa të drejtë”.

Qytetarëve të Kosovës nga viti 2012 e deri më 2017 iu është faturuar energjia e elektrike e shpenzuar në katër komuna veriore, derisa ZRRE, gjatë proceseve gjyqësore ishte arsyetuar se nuk kanë mundur të bëjnë inkasimin për shkaqe sigurie.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika