Qytetari nga Ferizaj dorëzon në Polici çantën e humbur

Të enjten, qytetari D. Mehmetaj gjeti një çantë të humbur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj dhe e dorëzoi menjëherë në stacionin policor. Në çantë, sipas Policisë së Kosovës ishin një patentë shoferi, 350 euro dhe gjësende të tjera personale.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, pronarja njoftua dhe mori çantën e saj rreth orës 21:20.

“Me datën 01.01.2026, rreth orës 21:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka njoftuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, kishte gjetur një çantë të humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i çantës, ku janë gjetur:

– Një patentë shoferi

– Kartëmonedha në vlerë prej 350 euro,

– para metalike rreth 3 euro,

si dhe gjësende të tjera personale.

Pas verifikimeve, është identifikuar pronarja e çantës, znj. L. M, e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për marrjen e çantës së saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin D. Mehmetaj për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika