Qyteti mirëpret mijëra vizitorë, Elbasani kryeqendra e Shqipërisë për Ditën e Verës

Elbasani tashmë ka fituar statusin e kryeqytetit të Shqipërisë sa i takon festimeve të Ditës së Verës më 14 mars.

Në fakt, aktivitetet për këtë ditë kanë nisur ditë më parë në qytet, duke kulmuar mbrëmjen e 13 marsit, që është pagëzuar edhe si Nata e Verës.

Mijëra njerëz, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, kanë mbushur bulevardin dhe qendrën e Elbasanit nën tingujt e muzikës dhe shërbimeve të ndryshme që u janë ofruar.

Atmosfera festive ka vijuar edhe paraditën e 14 marsit me marshin e orkestrës frymore, i cili u pasua me paradën e karnavaleve të shkollave të ndryshme të Elbasanit dhe aktivitete të shumta kulturore e

Rreth drekës, familjet elbasane mblidhen në zonat përreth qytetit, në natyrë, një rit i qindravjeçar që vijon të ruhet edhe sot.A2

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika