“Radar” rikthehet me iniciativën “Barnatorja”

Është rikthyer Iniciativa “Barnatorja” e cila realizohet përmes emisionit “Radar” në Radio Dukagjini, e që është një bashkëpunim mes emisionit dhe ushtarëve të vet me MN Farm në Prishtinë. Iniciativa ka për qëllim që çdo javë të dhuroj barnat pa pagesë për qytetarët që trajtohen në QKUK

Radar





Një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini bashkë me ushtarët e tij dhe MN Farm, ka bërë që për gjysmë ore të dhurohen të gjitha barërat për njerëzit me probleme shëndetësore që trajtohen në QKUK.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në lidhje të drejtpërdrejt përmes RTV Dukagjini, ku qytetarët kanë pasur mundësi të marrin barnat e tyre pa pagesë në barnatoren MN Farm në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Pronarja e barnatores Majlinda Nushi, u shpreh e kënaqur me punën dhe iniciativën e emisionit “Radar”, duke thënë se na duhen njerëzit vullnetmirë, derisa u shpreh e lumtur që ende ka njerëz me zemër të madhe.

Gjatë kohës sa realizohej iniciativa “Barnatorja” ishte Ajdin Hajdari, dëgjues i Radio Dukagjinit, i cili dhuroi 100 euro për këtë iniciativë e cila do të realizohet çdo jave.

Edhe qytetarët që ishin pjesë e kësaj iniciative, shumica të befasuar nga puna vullnetmirë e emisionit “Radar” u shprehën të kënaqur duke thënë se tash me shumë se kurrë na duhen njerëzit e mirë.

Iniciativa “Barnatorja” do të realizohet çdo javë përmes emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika