Radojiçiqi dërgohet në Prokurorinë e Lartë në Beograd, vazhdon intervistimi

Ish-nënkryetari i Listes Serbe, Millan Radojiçiq i cili ishte akteri kryesor në sulmin në veri, është arrestuar në Serbi dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve

Pamje

Mediat në Serbi, po vazhdojnë të raportojnë për ndalimin e Milan Radojiçiqit, njeriut që organizoi dhe udhëhoqi grupin e armatosur që kreu një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbetën të vrarë një polic dhe tre terrorist.

Mediumi serb Nova.rs ka njoftuar se Radojiçiqit është dërguar në Zyrën e Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku do të paraqet mbrojtjen e tij në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

 Serbia e arreston Milan Radojçiqin

Serbia e ka arrestuar Milan Radojçiqin i cili ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, të cilët po ashtu thonë se janë bastisur banesa dhe lokalet e tjera që janë pronësi e Radojçiqit.

“Më 3 tetor 2023, policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë dhe është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal”, thotë MPB-ja e Serbisë.

Ditë më parë Radojçiq e kishte pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë, ku ishte sulmuar Policia e Kosovës dhe ishte vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Radojçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkaq krerët shtetërorë të Kosovës, kanë kërkuar që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë në mënyrë që të gjykohet për veprat e tij kriminale.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika