Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin zgjedhor të balotazhit të kësaj të diele.
Radoniqi bëri të ditur se numri i votuesve nga 95 për qind e vendvotimeve ka shkuar në 223 mijë e 666 qytetarë ose 20.78 përqind, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Radoniqi bëri të ditur se deri tani nuk është shënuar ndonjë incident që do ta rrezikonte besueshmërinë e procesit zgjedhor.