Rahoveci pas vërshimeve, fermerët përfundojnë sezonin akoma pa e filluar

Fermerët e Rahovecit janë ata që kanë pësuar dëme të mëdha nga vërshimet e ditëve të fundit. Gjatë ditës ata kanë rrëfyer dëmët që ju janë shkaktuar derisa janë shprehur të zhgënjyer që sezoni i tyre ka përfunduar ende pa filluar

Në vendin e ngjarjes

Uji e balta pothuajse kanë mbuluar çdo gjë. Reshjet e shiut që filluan në mbrëmjen e  së premtës shkaktuan shumë dëme  në Komunën e Rahovecit. Nga vërshimet e shkaktuara dëmet më të mëdha janë bërë në sektorin e bujqësisë.

Ilustrim

Kjo hapësirë është bërë si një lum i vërtet, ndonëse në të vërtetë është tokë e mbjellur me speca dhe kultura të tjera.

E tërë familja ka qenë e angazhuar në këtë punë ka thënë Elmi Popaj nga fshati Fortesë, teksa rrëfen çdo rendiment i ka shkuar dëm.

I zhgënjyer, Popaj ka treguar se vlera e dëmeve në tokën e tij është mijëra euro.

“Rreth tre hektar speca janë të dëmtume dhe pas kësaj këta do të kalben dhe dëmet materiale janë deri në 10 mijë euro. Na kemi investu dhe tani po demtohmi nga këto reshje”, ka shtuar Popaj.

I dërmuar nga kostoja e dëmeve është edhe fermeri tjetër nga ky fshat, Bejtullah Kelmendi.

Ai shpehu zhgënjimin që këtë vit detyrohen të mbyllin sezonën e vjeljes dhe shitjes së specave, akoma pa e nisur mirë.

“Këtu janë një hektarë e gjymë ka marr fund gjithçka. Damet janë shumë të mëdha.  Apeli jonë është që të hapet reka pasi që përndryshe gjithmonë do të kemi të njëjtin problem”, ka shtuar Kelmendi.

Për të parë nga afër dëmet ka dalur  edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Vlerën totale të dëmeve, ai ka thënë se do ta llogarisin së shpejti, por ka shtuar se ajo është shumë e lartë.

“Nga dita nëserme do t’i formojë tri komision për bujqësi, tri vetëm për regjistrimin e dëmeve dhe një komision për biznes, ekonomi familjare. Ditën e premte do t’i kemi të gjitha raportet gati dhe do t’i dërgojmë në zyre të Kryeministrit dhe te dikasterët tjerë dhe do të kërkojmë pako emergjente për t’i mbuluar këto dëme”, ka theksuar Latifi.

Rahoveci është një nga komunat më të prekura nga vërshimet që ndodhen gjatë ditëve të fundit.

Gjatë të dielës këtë komunë e ka vizituar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka premtuar ndihmë për të zhbllokuar disa nga rrugët e pakalueshme pas vërshimeve.

Shtojmë se, përveç dëmeve në bujqësi, kanë pësuar dëme të mëdha edhe në amvisëri.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika