Rama: Deti ynë nuk është më i Kosovës veç për turizëm, por edhe për tregti

Edi Rama nëpërmjet një postimi ka thënë se deti i Shqipërisë nuk është më i Kosovës vetëm për turizëm por që tash e tutje do të jetë edhe për tregti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat që kanë destinacion tregun e Kosovës.

“Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën…”, ka shkruar Rama në Facebook duke treguar edhe disa foto rreth këtij zhdoganimi të mallrave.

Më tej Rama ka shtuar se det i Shqipërisë nuk është më i Kosovës vetëm për turizëm, por është edhe për tregti.

“…deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, ka shtuar Rama.

Zhdoganimi i mallrave në këtë port i mundëson Kosovës të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj kanë vizituar zyrat e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj (Foto nga 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika