Rama emëron drejtorin e ri të Sportit në Prishtinë  

"Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi. Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit"

Bardh Krasniqi, është i emëruari i ri i kryetarit Përparim Rama, për drejtor të Sportit në Prishtinë.

Një një postim në Facebook, Rama ka thënë se Krasniqi do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së sportit në kryeqytet.

“Me shumë kënaqësi ju njoftoj me drejtorin e ri të Sportit në kryeqytet, Bardh Krasniqi. Bardhi, një ish-basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare, vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar edhe më përpara fushën e sportit.  Ai do të punojë  në  ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur ‘Qytet i Sportit’”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka shtuar se ish-basketbollisti do të angazhohet për realizmin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2023”.

“Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për ‘Lojërat Mesdhetare 2030’, gjë që jemi të bindur se do t’ia arrijë fal sukseseve akademike në Stamboll dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë  vendit. Falënderoj për punën e palodhshme deri tani në Drejtorinë e sportit, ish-drejtorin Granit Rugova”, ka shtuar Rama.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika