Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se ndërtimi i “Fshatit Olimpik” është një nevojë e kahershme për kryeqytetin, pavarësisht Lojërave Mesdhetare 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 2030.

Në “Debat Plus”, Rama theksoi se puna për përgatitjet e LojëraveMesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina u zgjodh nikoqire.

  • Vokshi për Lojërat Mesdhetare: Frymëzim kemi Barcelonën, u zhvillua nga Lojërat Olimpike

“Nuk i kemi më në problem organizmin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Dhe vazhdojmë me proces. Ne nuk jemi ndal fare që nga momenti kur Prishtina është zgjedhur si nikoqire e Lojërave Mesdhetare. Kemi punuar me një zell të madh për planifikim të kampusit sportiv, i cili faktikisht i duhet kryeqytetit dhe iu ka dashur edhe pa lojërat mesdhetare.

Procesi i analizës, projektit dhe zhvillimit të kampusit sportiv, i emëruar si “fshati Olimpik” i është dashur kryeqytetit me apo pa Lojërat Mesdhetare”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika