Rama fton qytetarët në manifestimin e flakadanëve: Ta mësojnë fëmijët tanë se si është fituar liria

Në manifestimin e flakadanëve në Prishtinë, i pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, i cili ka ftuar qytetarët t'i bashkohen këtij manifestimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte i pranishën në manifestimin e flakadanëve në Prishtinë.

Rama ka thënë se ndezja e flakadanëve është një organzim që e kanë bërë që nga viti i kaluar.

“Çdo vit kjo do të madhërohet më shumë për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, të gjithë ata që e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit që e gëzojmë tani”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Rama ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij manifestimi.

“Që t’i mësojmë fëmijët tanë që të dijnë për historinë se si është fituar liria. Liria është fituar me gjak dhe tash duhet të punojmë më shumë që të forcohemi e këto masakra të mos ndodhin më kurrë në vendin tonë”, ka shtuar Rama.

Ndizen flakadanët në Prishtinë për nder të Epopesë (VIDEO)

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika