Rama: Gjashtë milionë euro për efiçiencë energjetike në 20 ndërtesa në kryeqytet

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.

Rama u shpreh se me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojnë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane, njofton Dukagjini.

“Sot nënshkruam kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet. Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane.  Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.

Të fundit nga rubrika