Rama kërkon hetim për lëndimin e 23-vjeçares nga rënia e kulmit të objektit komunal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rënies së kulmit në objektin komunal, duke kërkuar hetim për ngjarjen ku si pasojë ishte lënduar një 23-vjeçare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Në objektin e ri të komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”, të enjten ka rënë një pjesë e kulmit, ku si pasojë u lëndua një vajze 23-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga organet kompetente.

Rama ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka bërë të ditur se ka kontaktuar familjarët e të lënduarës për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme.

“Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen ‘Arbëria’ për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor. Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari Rama ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë e rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin aktual.

Gjendja e vajzës 23-vjeçare, e cila u lëndua është stabile, por se ka lëndime të rënda.

Shpend Fazliu, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se viktima është 23-vjeçare dhe se pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në mjekim intensiv.

Perimetri i sigurisë është zgjeruar, për shkak se policia po vlerëson se ende ka rrezik për shkak të erës së fuqishme që po vazhdon të qarkullojë në afërsi të objektit të ri të komunës së Prishtinës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika