Rama: Lirimi i policëve rihap rrugën e deeskalimit dhe të dialogut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social Twitter, për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan ditë më parë nga forcat serbe. Ai tha që ky lajm rihap rrugën e de-eskalimit dhe të dialogut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovarë të kidnapuar nga autoritetet serbe.

Ai tha se lajmi për lirimin e tyre është lajm i vonuar, por gjithsesi lajm i mirë pasi lirohen tre njerëz që s’kishin bërë asnjë krim dhe ky lajm hap rrugën për deeskalim dhe për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama u shpreh se ndjehet mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës.

“Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë deeskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama ka shkruar gjithashtu se ka mbërritur në Bruksel dhe se do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë shfaq edhe kritika te liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë që të dyja palët janë të fokusuara në politikat e brendshme dhe te sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa, e keqja është që ata ia kanë kthyer shpinën dialogut jetik, ku varet e ardhmja e këtij rajoni.

“Ndërkohë situata në veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Evropës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.”, ka thënë Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, të gjitha ngjarjet e fundit mund t’i kushtojnë këtij rajoni, pa diskutim Serbisë, por gjithashtu edhe Kosovës që mund ta kthejë mbrapa me pasoja shumëvjeçare.

Edi Rama thekson se Shqipëria do të bëjë çmos që të mos ndodhë një gjë e tillë, sepse sipas tij, do ishte çmenduri nëse një gjë e tillë do të ndodhte dhe të prishej paqja e brishtë që kanë ndërtuar gjithë këto vite në kuadër të Procesit të Berlinit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika