Rama “mik i madh” i Ukrainës, Zelensky njofton për bisedën me kryeministrin shqiptar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të cilin e ka quajtur si një “mik të madh” të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në një postim në X, Zelensky e quan Ramën si një “mik të madh” të Ukrainës.

Ai ka njoftuar se gjatë bisedës kanë diskutuar për situatën aktuale në Ukrainë, mbrojtjen e rajonit dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoj për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika