Rama në Berlin, temë bosht hapja e negociatave

Më dhjetë prill kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit me ftesë të  kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ramën e pret një agjendë e ngjeshur me takime në Berlin, në kuadër të kësaj vizite ai do të takohet me shumë bartës të institucioneve gjermane, duke filliuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin Frank-Walter Steinmeier si dhe me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Pas takimit, Scholz dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në këtë vizitë do të ketë shumë tema diskutimi, ndërsa një ndërë to do të jetë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), por nuk do të lihën anash as temat mbi zhvillimet rajonale e në veçanti do të jetë edhe lufta në Ukrainë.

Qeveria shqiptare është duke e pritur caktimin e datës për tryezën e parë ndërqeveritare me atë të Gjermanisë.

Sipas Ramës, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj në kuadër të procesit integrues në BE.

Agjenda e takimeve të Ramës në Berlin do të filloj të hënën në ora 10:30, me një vizitë në ambientet e “Factory Berlin”.

Më pas, në orën 12:30, Rama do të takohet me Franziska Giffey, kryetaren e bashkisë së Berlinit.

Takimi me Frank-Walter Steinmeier, Presidentin Federal të Gjermanisë do të zhvillohet në ora 15:20.

Ndërsa në orën 18:00 kryeministri shqiptar do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku pas këtij takimi do të bëjnë së bashku një paraqitje për media.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika