Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Shqipëria ende po përballet me sulme kibernetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria ende po përballet me sulme kibernetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi kibernetik nga Irani ishte i rëndë, derisa shtoi se ende ka sulme kibernetike ndaj shtetit shqiptar.

Rama, i cili ndodhet në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ka thënë se synimi i sulmit kibernetik ishte humbja e të dhënave.

“Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani, në mënyrë masive, shumë të rëndë. Sigurisht, bëmë më shumë vëmendje, në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga ekipi i Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë përpara sesa të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Dhe jemi ende të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”, ka thënë Rama.

“Në njëfarë mënyre, bekimi i teknologjisë na bëri ta shihnim edhe anën tjetër, që është mallkimi i teknologjisë. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit Rama, Qeveria shqiptare ka rezistuar mirë krahasuar me synimin e agresorëve.

“Bazuar në raportin që ishte tërësisht autonom ishte shumë e qartë që autorët e sulmit kishin synim fundor fshirjen tërësore të sistemeve tona për të na kthyer te epoka e letrës, epoka e gurit”, u shpreh ai.

Ai theksoi se nëse krimi kibernetik do të ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA-së dhe Kinës.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika