Rama niset për në Hagë: Do të takojë Thaçin (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është rrugës për në Hagë, ku do të takojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që po gjykohet atje.

Rama, në videon e publikuar në profilin e tij në Facebook, shpreh gjithashtu shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut, njofton Dukagjini.

Ai nënvizoi se mbështetja për Thaçin është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë për drejtësi dhe demokraci.

“Jam rrugës për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”, ka deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika