Rama për iniciativën “Vrapo Babadimër”: Tregoi edhe një herë fuqinë e solidaritetit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerëson se iniciativa tashmë tradicionale, maratona humanitare e fundvitit, “Vrapo Babadimër”, tregoi fuqinë e solidaritetit në kryeqytet.

Rama thotë se për dhjetë vite me radhë, kjo nismë po kthen vrapin në shpresë dhe ndihmë konkrete për fëmijët dhe familjet në nevojë, njofton Dukagjini.

Tutje, ai shtoi se Prishtina do të jetë gjithmonë përkrah iniciativave që ndihmojnë, jo vetëm në festa, por gjatë gjithë vitit teksa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Edicioni jubilar i “Vrapo Babadimër” tregoi edhe një herë fuqinë e solidaritetit në Kryeqytet. Për dhjetë vite me radhë, kjo nismë po kthen vrapin në shpresë dhe ndihmë konkrete për fëmijët dhe familjet në nevojë. Kryeqyteti do të jetë gjithmonë përkrah iniciativave që ndihmojnë, jo vetëm gjatë festave, por gjatë gjithë vitit. Faleminderit për energjinë, pozitivitetin dhe shpirtin tuaj bujar!”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika