Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se arsyeja e mungesës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka qenë një takim me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me mungesën në Davos, duke përdorur ironi.
Ai tha se mes ftesës për në Davos dhe takimit me Ivanka Trumpin, kishte zgjedhur këtë të fundit.
“Jeni shqetësuar pse nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe, natyrisht, vajzën e zgjodha me lejen e babait”, ka deklaruar Rama.