Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet e para nga balotazhi për kryetar të Prishtinës.
Sipas numërimit të katër nga 268 vendvotime, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë 1,309 vota, ndërsa Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 1,152 vota deri tani.
Këto janë rezultatet fillestare dhe pritet që të përditësohen pas numërimit të vendvotimeve të tjera.