Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se Dejona Mihajli, ka refuzuar pranimin e padisë, teksa e dëshmon me dokument.
Në reagimin e tij në “Facebook” Rama ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e institucioneve të drejtësisë dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.
“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?”, ka shkruar Rama.
Ai ka vazhduar më tej duke ironizuar përfshirjen e saj të mundshme politike në këtë çështje.
“Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?”, ka shtuar ai.
Në fund të statusit, Rama ka komentuar edhe në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një situatë e tillë do të duhej të ngjallte reflektim brenda këtij subjekti politik.
“Ditën që Dejona Aleksandër Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka shkruar ai.