Rama reagon pas sulmit në Gramsh: Tre individët dyshohen për spiunazh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është shumë krenar me rojet ushtarake që i kanë neutralizuar tre të dyshuarit për spiunazh. Po ashtu, ai ka kritikuar zërat që kanë dashur të përdorin ngjarjen për interesa të tyre personale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë krenar fakti që “rojet ushtarake i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”.

Tutje, Rama kritikuesit e tij i ka quajtur gjela të cilët, për interesa të tyre personale tentojnë që një situatë ta keqpërdorin e të dezinformojnë.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël”, ka shkruar Rama në Twitter.

Po ashtu, Rama ka përfunduar shkrimin e tij duke iu uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe pret zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjatë mbrëmjes të shtunës, dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas të huaj me pasaporta ruse e ukrainase, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta te tre persona, të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar kishte pasur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre shtetasve të huaj, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka reaguar duke thënë se shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas që kanë sulmuar ushtarët shqiptarë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh janë ndaluar nga autoritetet.

Ndërsa, gjendja shëndetësore e dy ushtarëve shqiptarë thuhet që është stabile.

Arrestohen 3 sulmuesit në depon e armëve në Gramsh, dy ushtarë në spital

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika