Rama rekomandon institucionet t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna: Parashihen të reshura me intensitet të lartë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites, si dhe i ka sugjeruar institucionet publike dhe private që t’i lirojnë punëtorët më herët nga puna për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites, meqë parashihet shi me intensitet të lartë.

Rama ka shkruar se pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë pasdites së djeshme, kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme.

“Pas konsultimeve me institucionet përkatëse, krijuam shtabin e krizës për menaxhimin e situatës në ditët në vijim, duke marrë parasysh parashikimet për reshje të ngjashme. Së bashku me zjarrfikësit, ekipet tona të emergjencës kanë ndërhyrë në 100 raste të lajmëruara nga qytetarët. Lutim qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe sugjerojmë që institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje.

Siguria e të gjithëve është prioriteti ynë kryesor, prandaj jemi në terren në çdo kohë!

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244”, ka shkruar Rama.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika