Rama: Rruga “Bajram Bahtiri” është më shumë se asfalt – është zhvillim për Gollakun

Komuna e Prishtinës ka nisur fazën e tretë të ndërtimit të rrugës “Bajram Bahtiri”, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën lindore të kryeqytetit, që lidh fshatrat e Gollakut me pjesën urbane të Prishtinës. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se projekti është duke u realizuar me standarde të larta ndërtimi.

Rruga “Bajram Bahtiri” përfaqëson një arterie kyçe për lëvizjen e banorëve të shumë fshatrave që shtrihen në pjesën lindore të territorit komunal, dhe ndërtimi i saj është konsideruar prej kohësh si një nevojë e ngutshme për përmirësimin e qasjes dhe sigurisë në këtë zonë.

Faza e tretë e projektit përfshin:

Zgjerimin e rrugës në tri korsi, Ndërtimin e trotuareve për këmbësorë, Vendosjen e ndriçimit publik, dhe Investime në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit

“Kjo nuk është vetëm një rrugë, është një angazhim për një jetë më të mirë për banorët e kësaj zone dhe një lidhje më funksionale mes fshatrave të Gollakut dhe qytetit”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Sipas tij, investimi i bërë në këtë projekt nuk ka vetëm karakter infrastrukturor, por është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e barabartë të të gjitha zonave të Prishtinës, përfshirë ato rurale që për shumë vite kanë mbetur jashtë hartës së investimeve serioze.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika