Rama: Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë

Shqipëria është duke ndërmarrë masat e nevojshme, nëpërmjet realizimit  të planit strategjik të Shqipërisë sovrane dhe eksportuese neto në energji duke investuar në sektorin e energjisë sipas  të parit të qeverisë shqiptare, Edi Ramës

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në Shqipëri


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video të një termocentrali lundrues të prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane ‘Excelerate Power’.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Shqipëri e kanë vezhguar punën e termocentralit lundrues të Vlorës.

“Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë”, ka shkruar në Facebook Rama.

Por sipas tij kjo është duke u bërë për dy arsye përveç tejkalimit të krizës është dhe për ta realizuar planin strategjik të Shqipërisë.

“Jo vetëm për përballimin e krizës që ka vendosur në vështirësi të gjithë botën, po edhe për të realizuar planin strategjik të Shqipërisë sovrane dhe eksportuese neto në energji”, ka përfunduar Rama duke thënë se ky projekt është realizuar fal Bashkimit në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika