Në kuadër të agjendës së tij zyrtare në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Takimi u mbajt në margjinat e Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili ka për qëllim të nënvizojë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.
Gjatë bisedimeve, vëmendja u përqendrua në zhvillimet aktuale gjeopolitike, si dhe në domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe procesit të integrimit evropian të rajonit.