Rama takohet me presidentin francez Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, me të gjitha shtetet anëtare të organizatës politiko-ushtarake NATO. Ai ka njoftuar se presidenti francez, Emanuel Macron do ta vizitojë Shqipërinë së shpejti

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë të ditur se presidenti francez, Emanuel Macron, pritet të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë.

Ky njoftim nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, vjen pas një takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të NATO-s, i cili po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Kryeministri shqiptar bëri të ditur se presidenti francez po përgatitet për të vizituar Tiranën.

Ndryshe, kujtojmë se Tirana do të mirëpresë më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, iniciativë kjo që ka për synim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika