Rama uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, tregon se s’mund të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një fotoalbumi nga vizita e një dite më parë, ka uruar Kosovën ne 18-vjetorin e pavarësisë.

Po ashtu në urimin e tij ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet sot.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika