Ramabaja: Në raport me Martin Berishaj ka manipuluar edhe Haki Abazi

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit Haki Abazi lidhur me profilin “Lule Gjeli”, duke e cilësuar të rëndë akuzën se një formacion politik është “grup fashist” dhe duke thënë se në rastin e ambasadorit Martin Berishaj ka pasur manipulime, ku sipas tij është përfshirë edhe vetë Abazi.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ramabaja tha se profilet e rreme pa identitet nuk kanë kredibilitet, ndonëse pranoi se edhe vetë ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të tyre.

“Me akuzu një formacion politik si grup fashist është akuzë tepër e rëndë. E kam parë tek e sipër ‘Lule Gjelin’, por nuk jam marrë me të. Për mua statuset e rreme nuk çojnë peshë dhe nuk kanë identitet. Edhe unë jam sulmuar prej elementeve të tilla. Një ushtri e tërë më ka sulmuar vazhdimisht, jo vetëm tani, por edhe më parë”, u shpreh Ramabaja.

Ai tha se Kosova prej vitesh është përballur me luftë speciale dhe dezinformim, shpesh edhe përmes personave që flasin shqip.

“Kemi qenë objekt i luftës speciale të Serbisë dhe jo rrallë përmes gjuhës shqipe, përmes shqipfolësve”, deklaroi ai.

Ramabaja mirëpriti faktin që rasti i profilit “Lule Gjeli” është nën hetim, duke theksuar se të gjithë ata që shpifin dhe fyejnë duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

“Gëzohem për faktin që ai është nën hetim. Të gjithë ata që merren me fyerje e shpifje duhet të përgjigjen para drejtësisë. Fundja, një republikë funksionale nënkupton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe sjelljen para saj të të gjithë atyre që shkelin ligjin”, tha ai.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Ramabaja tha se zhurma rreth profilit “Lule Gjeli” lidhet me dy ngjarje që, sipas tij, kanë ndodhur në të njëjtën periudhë.

“Së pari, kemi rastin në Prizren të një djali të ri që ka ndërtuar një arkiv të jashtëzakonshëm fotografik për krimet në Kosovë dhe ka ndihmuar drejtësinë duke ofruar argumente. Së dyti, është vendimi për përfundimin e hetimeve ndaj Martin Berishajt”, deklaroi ai.

Sipas Ramabajës, debati për profilin “Lule Gjeli” është përdorur për të larguar vëmendjen nga çështja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

“U desh të verifikohej një fakt i kësaj natyre që të lindte një ‘Lule Gjeli’ për ta mbuluar këtë propagandë. Për fat të keq, në mesin e atyre që kanë manipuluar në raport me Martin Berishajn është edhe Haki Abazi”, deklaroi Ramabaja.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika