Ramabaja: Presidenti mund të vijë nga bota akademike ose përtej Atlantikut

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar në emisionin Debat Plus se kandidati për president mund të vijë nga bota akademike apo edhe përtej Atlantikut.

Ai ka thënë se tashmë “jemi me dy këmbët në tokë”, pasi vendimi është marrë nga populli.

“Është e vështirë edhe t’i mohohet kryeministrit. Pse? Dorën në zemër, nuk ia vlen barra qiranë që të shkohet në zgjedhje për president”, ka thënë Ramabaja.

Sipas tij, nuk ia vlen të shkohet në zgjedhje as për presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“Jo vetëm për Vjosa Osmanin, por as për mua, as për ty, nëse do të ishim kandidatë për president”, është shprehur ai.

Ramabaja ka theksuar se është luks i tepruar që vendi të dërgohet në zgjedhje, në sistemin tonë politik, për pozitën e një individi, kushdoqoftë ai.

“E kam parasysh se numri i madh i votave mund t’i rrisë apetitet, mund t’ua ketë rritur apetitet për një mandat të ri edhe ndonjë kandidati brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo kandidatëve të tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se as Glauk Konjufca nuk përjashtohet si mundësi për postin e presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi një kandidaturë nga bota akademike dhe ndoshta të përafërt edhe me opozitën, sepse duhet të sigurohen 80 vota… mund të vijë edhe përtej Atlantikut, nuk e përjashtoj atë mundësi”, ka përfunduar Ramabaja.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika