Ramabaja: Sjelljet e Brukselit e përshpejtojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri

Analisti Sadri Ramabaja ka theksuar se sjelljet e Brukselit ndaj Kosovës po nxisin edhe më shumë nevojën për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke sugjeruar krijimin e një federate shqiptare

Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur mendimin se sjelljet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po përshpejtojnë nevojën për bashkimin e shqiptarëve e Republikave (Kosovë-Shqipëri).

Ramabaja theksoi se e drejta e shqiptarëve është të ecin drejt federalizimit dhe krijimit të një federate shqiptare.

“E drejta e shqiptarëve së paku e dy Republikave tona është të ecim drejt federalizmit tonë dhe të krijojmë federatën shqiptare. Natyrisht në përputhej me procedurat dhe vullnetin e qytetarëve të dy republikave. Dhe në përputhje me të drejtën evropiane. Çështja është se kur mund të bëhet ajo, si mund të bëhet dh në ç’rrethana mund të bëhet. Në fakt sjelljet e Brukselit në raport me Kosovën e përshpejtojmë këtë proces. Se sa më gjatë Kosova mbahet peng në procesin e integrimeve evropiane, aq më shpejt do të duhet të procedohej e një përafrimi  në formën e organizmit federal”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika