Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me partnerë s’i merr 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit, s’mund të përjashtohet koalicioni.
Ramabaja, në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se VV-ja mund të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, në rast se kjo e fundit del si partia e tretë, njofton Dukagjini.
“Ajo që ka ndodh më 9 shkurt dhe pas 9 shkurtit nuk do të përsëritet – dhe po zbutja e gjuhës është sinjal se në rast se nuk do të ketë 51 plus % atëherë do të kemi një koalicion mes VV-së dhe partisë të tretë dhe këtu është gara mes PDK-së dhe LDK-së. Cilado që të mbetet e treta nuk e përjashtojë mundësinë e koalicionit”, u shpreh Ramabaja.