Ramadani: Kurti u zotua ta themelojë Asociacionin, mosanëtarësimi në KiE dështim i tij 

Shkodran Ramadani, njohës i çështjeve politike, e sheh si një dështim të Qeverisë Kurti mosanëtarësimin në KiE. Ai argumenton se Kurti ka pranuar dhe është zotuar për themelimin e Asociacionit në Bruksel, Ohër dhe në letrën e dërguar Këshillit të Evropës, kështu mosanëtarësimi do t'i llogaritet tij

Gjermania, Franca e Italia dërgimin e draft-statutit të Asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese e shohin si garanci për votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshilli të Evropës.

Duke qenë se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë në Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri, Albin Kurti, Kosova duket se nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

E sipas njohësit të çështjeve politike, Shkodran Ramadanit, mosanëtarësimi në KiE do të llogaritet si dështim i Qeverisë Kurti.

Ramadani ka thënë se Kurti e ka pranuar dhe është zotuar se do ta themelojë Asociacionin – edhe në Bruksel, Ohër e në letrën e dërguar Këshillit të Evropës.

“Është dështim, për se shkak së zotimi është bërë. Dhe zotimi nuk do të largohet nga supet e Kosovës. Do të jetë barrë dhe kërkesë. Me presione, me sanksione të shtuara në vitet në vijim. Pra është diçka që Kosova e ka marrë përsipër me vullnetin e saj të plotë. Për herë të fundit zotimi është bërë në 2023… Nuk është dashur ta pranojë në Ohër, as në Bruksel, e as në eltën dërguar Këshillit të Evropës”, ka thënë Ramadani.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion”, ka thënë Kurti të mërkurën.

E këtë deklarim të Kurtit e komentoi Ramadani, i cili tha se në rast mosthemelimi i Asociacionit është interes kardinal për Kosovën, atëherë nuk duhej ta pranonte as në Bruksel e as në Ohër.

“Në rast se mosthemelimi dhe mospranimi i Asociacionit është interes kardinal i shtetit të Kosovës, atëherë zoti Kurti nuk duhet të duhej të kundërshtonte vetëm këtu, por edhe nuk duhej ta pranonte as në Marrëveshjen e Brukselit e në Aneksin e Ohrit, e as në propozimin e planit të sekuencimit që e ka bërë ai.

Përveç që e ka pranuar që të themelohet Asociacioni, është pajtuar që të nisë menjëherë. I dhënë prioritet pikës shtatë kundrejt pikave tjera. Prandaj është edhe insistimi i ndërkombëtarëve të niset me Asociacionin, zbatimi i marrëveshjeve”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika