Ramadani për bisedën Kusari-Radojçiq: Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare

"Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi - madje në formë raportimi personal - i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi".

Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se biseda në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit, Millan Radojçiq, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Pasi, sipas Ramadnit, Kusari-Lia ka komunikuar me një të arratisur nga Kosova që ka gjetur strehë në Serbi.

“Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?

Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi! Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur nga drejtësia kosovare! Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!

Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.  Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika