Raportet Kosovë – ShBA, Haradinaj thirrje Kurtit dhe Osmanit: Të mos e marrin në qafë Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që t’i kthehen një “marrëdhënjëje të besueshme” me ShBA-të, pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka parë me shqetësim të madh deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili gjatë së enjtes tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Haradinaj ka kërkuar reagim edhe nga presidentja e vendit, për siç tha, të mos e “marrin në qafë Kosovën”.

Ai ka kërkuar që Kosova t’i rregullojë raporetet me ShBA-në, në mënyrë që ta fitojë anëtarësimin në NATO.

“Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi, pra s’guxojmë më tutje me hesht nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë, nuk është mirë. Pra, së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qafë Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rrit votën, sepse partitë shkojnë e vijnë, por Kosova pa Amerikën e ka vështirë”, ka thënë Haradinaj për EO.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka demantuar kryeministrin Albin Kurti, i cili hodhi poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Kosova e rrezikoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Lexo dhe: Hovenier i ashpër me Qeverinë Kurti: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin me Kosovën 

Sipas Hovenier, çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin Kosovë-ShBA, duke theksuar se deklarata e O’Brien është shumë e qartë.

Hovenier ka theksuar se do të shpresonte që Qeveria e Kosovës dhe Kurti ta zgjidhin çështjen së bashku.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika