Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do hasmi?!

Fakti se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti aq herë sa është takuar me Qeverinë e Shqipërisë aq takime ka me atë të Maqedonisë së Veriut, sipas analistëve nga Kosova dhe Shqipëria tregon për raportet e këqija që aktualisht kanë të dyja Qeveritë. Sipas tyre edhe Kurti por edhe Rama me protagonizmin e tyre i kanë sjellë raportet në këtë gjende

Albin Kurti si kryeministër dy takime të përbashkëta i ka zhvilluar me Qeverinë e Shqipërisë dhe po aq me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Në takim me homologun maqedonas të hënën, Kurti tha se është i gatshëm, i interesuar, dhe i vullnetshëm për takim të ri, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka deklaruar se nuk e di datën se kur do të ketë një takim të ri.

Në sytë e ish-ambasadores në Itali e cila ka prejardhje nga Shqipëria, faji mund të jetë i dyanshëm, por protagonizmi i Kosovës dhe raportet me shtetet tjera, më shumë fajtore e lënë Kosovën.

“Për sa i përket protagonizmit dhe ambicijeve personale sigurisht këto kërkojnë analiza por janë shumë të parëndësishme kur është puna tek bashkëpunimi të cilin e kanë premtuar dhe z.Kurti ka premtuar që sidomos raportet me Shqipërinë do ti ketë, dhe njerëzit kanë pritur në nivelin më të lartë, në fakt po ndodh krejtësisht e kundërta”, ka thënë Alma Lama – Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali.

Në Shqipëri situata lexohet pak më ndryshe.

“…çdo gjë vjen për arsye se Rama nuk ka zgjedhur Kosovën si partner strategjik të saj, por është i angazhuar në projekte të ndryshme sidomos me Vuçiqin, dhe për një kohë ka qenë pro-ballkanit të hapur”, ka thënë Agim Nesho – Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB.

Nesho përmend propozimin e Ramës për asociacionin, shtyrjen ose anulimin e takimit të dy-qeverive, si dhe paralajmërimet për presionet ndërkombëtare, si veprime të cilat i kanë sjellë raportet në këtë pikë.

Në anën tjetër gazetari nga Shqipëria, Ben Andoni, vlerëson se faji për raportet e acaruar mund të jetë i dyanshëm, por edhe në rast se do të ketë një takim të ri sipas tij do të jetë së për zbukurim, e jo në dobi të raporteve Kosovë-Shqipëri.

“Përveç pjesë turistike që në muajt e verës ose për disa muaj heqim këtë pjesën e dokumentimit, pastaj pjesa tjetër vazhdon si jemi dy vende të ndara. Prandaj duket më normal sot një takim i Qeverisë s Kosovës me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Ben Andoni – Gazetar (Analist) nga Shqipëria.

Andoni vlerëson se sa më shumë që kalon koha aq më shumë njerëzit që drejtojnë politikat e dy vendeve shqiptare po ndahen me njëri tjetrin, përkundër interesave që ka një popull i ndarë në dy shtete.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika