Raporti i Borrellit, vendet anëtare të ndara për heqjen e masave

Shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë konsensus për heqjen e masave kundër Kosovës. Për këtë, po shqyrtohet mundësia që si kompromis, masat të hiqen gradualisht. Një skenar të tillë, e shohin më të mundshëm edhe analistë e njohës të zhvillimeve politike. Nga BE, nuk kanë treguar hapat tutje dhe se kur do të merret vendimi përfundimtar për këtë çështje

Flamujt e Bashkimit Evropian.

Përkundër pritjeve, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës.

Raporti i tij, u diskutua të mërkurën në Bruksel, e diskutimet do të vazhdojnë edhe më tej.

“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi  i BE-së, për dialogun, ishte në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, ka thënë ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Por shtetet anëtare, nuk janë të një mendimi me kryediplomatin evropian.

Evropa e Lirë ka raportuar gjatë ditës se në mungesë të konsensusit, si rrugëdalje është konsideruar heqja graduale e masave.

Një skenar të tillë e shohin më  të mundshëm edhe analistë e njohës të zhvillimeve politike.

“Tërheqja e tërësishme nuk duket se ka me qenë e vështirë. Më shumë duket se jemi afër tërheqjes graduale ku do bëheshin hap pas hapi ku faktikisht, edhe BE-ja do të ishte më e gatshme faktikisht t’i largoj tërsisht masat por në anën tjetër, ndoshta edhe do provonte të shqyrtonte se çfarë masash do ndërrmente qeveria për zbatimin e marrëveshjes për nroamlizimin e situates në veri dhe përfshihjen e serbëve në segmentet institucionale. Duket se jemi më shumë në proces shkallëzimi”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi.

Kamberi vlerëson se me heqjen e masave, për Kosovë do ishte pozitive qasja në fondet e IPA-së.

Profesori universitar, Milazim Krasniqim është i mendimit se përmes masave, Brukseli do të synojë t’i japë një shtysë dialogut.

“Unë besoj se do vazhdojnë të jenë mjet presioni për ta nxit dialogun, për të tentuar që të imponohet plani franko-gjerman dhe marrëveshja e Ohrit por në esencë, gjithmonë do të ngelen prezente dhe jo vetëm kjo formën e presionit por edhe forma të tjera sepse BE thesht nuk ka një politikë unike ndaj dialogut, i trajton palët e pabarabarta”, ka thënë Krasniqi.

Në lidhje me hapat tutje dhe një vendim përfundimtar përkitazi me masat që janë në fuqi për mbi 1 vit, në pyetjet e televizionit nuk janë përgjigjur nga Bashkimi Evropian, megjithëse pritet që fillimin e javës së ardhshme, kjo çështje të konkretizohet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, ku do të jenë prezente edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika