Raportimet se u denoncua në Polici për kanosje, Muja: Ai është kojshia im, po e cenon privatësinë e familjes time

Deputeti i LVV-së, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është denoncuar të mërkurën për kanosje nga një qytetar në Prishtinë. Për rastin tashmë është iniciuar hetim me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa vet deputeti ende nuk është intervistuar.

Muja ka folur për lidhur me rastin dhe e ka akuzuar personin në fjalë për cenim të privatësisë dhe e ka mohuar kategorikisht ta ketë kërcënuar.

Sipas Mujës, nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi, por bisedë, për siç thotë ai, cenimin e privatësisë nga ky person ndaj tij dhe familjes të tij.

“S’po di për çfarë kanosje. Jo jo, çfarë kanosje, s’bohet fjalë. Ky është një raportim që unë do ta bëj ndaj tij. S’kom pasë kurrfarë rasti me të. Unë do ta raportoj se nuk ka pasur kanosje aty. Ai po e cenon privatësinë tonë si familje. Kjo është ajo çfarë i thash. S’bëhet fjalë për kanosje. I njëjti po e cenon privatësinë dhe i thash se do ta raportoj në Polici. Kaq ka pasë”, tha Muja për Sinjalin.

Tutje, deputeti u shpreh se personi në fjalë po i përcjellë në vazhdimësi fëmijët dhe gjithë familjen, e madje edhe po i filmon – duke shtuar sërish se do ta raportojë ai të njëjtin.

“Motivet e tij janë të cilat unë dyshoj, ky është kojshi, m’i përcjellë fëmijët edhe familjen tem, incizon kah të shkojnë, më incizon mua, ka vendosë kamerë në banesën e tij… kjo është çfarë i thash, se kjo nuk i lejohet. S’merrna unë me këto punë, por po cenohet privatësia. Për motive të ulëta, ne jemi deputetë, por jo familjet tona. Kaq…”

Muja e konfirmoi se nuk ka dhënë deklaratë për rastin, por tha se do të përgjigjet nëse ftohet nga Prokuroria.

“Jo, nuk jam intervistu, as nuk kom marrë ftesë. Kurdo që do të ketë ftesë, do të përgjigjem”.

Sinjali ka raportuar se viktima po pretendon se Armend Muja e ka ndalur në rrugë të mërkurën pasdite, në rrugën “Ndue Përleshi” dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… (emri dhe mbiemri që s’do t’i publikohet për momentin), o shikofc i Bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, thonë tutje të njëjtat burime.

Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika